75 Mall Live Search
14:54 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Real Madrid do ta transferojë edhe një yll tjetër

Real Madridi dëshiron edhe transferimin e Bruno Fernandes para përfundit të afatit të transferimeve.

Nuk është kjo hera e parë që Los Blancos janë interesuar për portugezin, në fillim të kësaj jave pati raportime se po zhvilloheshin bisedime për një kalim të mundshëm të futbollistit në Bernabeu.

“Sporting mund ta heqë atë nga tregu sepse Bruno Fernandes do të shkojë në Madrid për 70 milionë,” citohet të ketë thënë Daniele Prade.

Nga ana tjetër, kjo do të sugjeronte që Real Madrid po përparon në bisedimet e tyre për 24-vjeçarin, dhe koha do të tregojë nëse një marrëveshje do të bëhet apo jo përpara përfundimit të afatit javën e ardhshme./Indeksonline/.