16:42 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / OSH

Real Madrid e ka gjetur ‘Neymarin’ tek Vinicius

Që nga largimi i Cristiano Ronaldos, Real Madrid ka bërë shumë ndryshime në repartin e sulmit, pa gjetur zgjidhje.

Por, si duket këtë sezon Los Blancos e kanë gjetur Neymarin e tyre në sulmuesin Vinicius, i cili po tregon formë të lartë në këtë fillim të sezonit, transmeton Indeksonline.

Braziliani ishte transferuar tek madrilenët rreth tri vite më parë, por nuk ka arritur të adaptohet edhe aq mirë, ndërsa tani ka shënuar 5 gola në 5 paraqitje.

Vinicius shihet në Spanjë si Neymar i ri duke e ditur se të dy u transferuan të ri në moshë në La Liga, edhe pse Vinicius tashmë ka 21 vjet, ndërsa Neymar në moshën 21 vjeçare ishte transferuar tek Barcelona, mirëpo sulmuesi i PSG ishte adaptuar me lojën e katalunasve shumë shpejt, megjithatë e ardhmja e Vinicius tek Real Madrid duket mjaft e ndritur. /Indeksonline/