Real Madrid e prezanton 50 milionëshin
Real Madrid e ka prezantuar sot në skuadër mbrojtësin 50 milionësh, Eder Militao. Me një ceremoni mbresëlënëse, skuadra madrilene i ka veshur fanelën mbrojtësit që e ka blerë nga Porto.

Ylli brazilian ka thënë se e kishte ëndërr që një ditë të veshë këtë fanelë.
“Që nga fëmijëria kam kërkuar për të luajtur në klubin më të mirë në botë. Falë presidentit, sot jam këtu. Do të jap gjithçka nga vetja për të bërë një sezon të madh këtu. Duhet ta kujtoni sa lojtarë të mëdhenj e kanë veshur këtë fanelë për të ditur privilegjin që kam sot” ka thënë Militao.

Qendërmbrojtësi do të jetë braziliani i pestë në Real Madrid, pas Marcelos, Casemiros, Rodrigos e Vinicius./Indeksonline/