Real Madrid e zyrtarizon transferimin e Franco Mastantuono

Franco Mastantuono edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Real Madridit.
Talenti argjentinas ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me klubin mbretër, e vlefshme deri më 30 qershor 2031, shkruan IndeksOnline.
Real Madrid do ti paguaj River Plates një shumë prej 45 milionë euro, e ndarë në disa këste.
Mesfushori 17-vjeçar pati një sezon fantastik, duke shënuar katër gola dhe bëri katër asistime me River Platen.
Mastantuono nuk do të luaj për Real Madridin, në Kupën e Botës për Klube, pasi do të garoj për skuadrën e River Plates, e cila poashtu do të jetë pjesë e këtij kompeticioni./IndeksOnline/