Real Madrid emëron Raulin trajner të moshave
Trajneri i Real Madrid B, Alvaro Benito, është shkarkuar nga detyra pas disa komenteve negative që bëri për disa nga lojtarët e ekipit A, në radio dhe televizion.
Raul Gonzalez, ish-fitues i Topit të Artë dhe kapiteni i ekipit, u njoftua si zëvendësim i menjëhershëm i Benito-s.
Benito, i cili gjithashtu shërben si analist i futbollit në disa stacione transmetimi në qytetin e Madridit, thuhet se tha pas lojës El Clasico: “Vinicius është një talent i bekuar, na ka befasuar të gjithë. Problemi (në ndeshjen kundër Barcelonës) është se ka lojtarë si Casemiro të cilët nuk duhet të luajnë një minutë, dhe Kroos gjithashtu. “
Marca raporton se komentet e mësipërme për disa prej lojtarëve të lartë të Real Madridit nuk u pritën mirë, për rrjedhojë ai u shkarkuaa nga roli i tij menaxherial në ekipin e klubit B.
Me daljen e Benitos, Raul Gonzalez, një legjendë e Real Madridit gjatë ditëve të tij të lojës, u promovua si trajner i ekipit B nga skuadra C. /IndeksOnline/