Real Madrid fiton ndaj Leipzigut

Real Madrid ka shënuar fitoren e dytë për këtë sezon në Champions League.
Mbretërit mposhtën Leipzigun me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Federico Valverde shënoi golin e parë për Real Madridin në minutën e 80-të.
Marco Asensio dyfishoi epërsin e madrilenëve me një goditje të bukut në minutën 90+1.
Ndeshja tjetër e Grupit F mes Shakhtar Donetsk dhe Celtikut ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Real Madrid kryeson Grupin F me 6 pikë në dy ndeshje të zhvilluara, e ndjekur nga Shakhtar me 4 pikë.
Celtik renditet në vendin e tretë me 1 pikë ndërsa Leipzig është e fundit në grup me 0 pikë./IndeksOnline/