75 Mall Live Search
22:58 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / C E

Real Madrid fiton pastër, vazhdon dominimin në La Liga

Real Madrid ka mposhtur Alavesin me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së 25-të të La Ligas.

Mbretërit të tre golat i shënuan në çerekun e fundit të lojës.

Fillimisht realizoi Asensio në minutën e 63-të, pastaj Vinicius në minutën e 80-të e në minutat e fundit realizoi Benzema nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Reali mbetet në vendin e parë me 57 pikë, 7 pikë më shumë se Sevilla që është në vendin e dytë. /IndeksOnline/