75 Mall Live Search
10:30 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Real Madrid – Granada, formacionet e mundshme

ot do të luhen edhe katër ndeshjet e para të javës së tetë në Laligën spanjolle.

Nga ora 16:00 Real Madrid do ta presë në shtëpi befasinë e këtij edicioni në futbollin spanjoll, skuadrën e Granadës.

Granda në 7 ndeshjet e zhvilluara ka vetëm një humbje, atë kundër Sevillës, ndërsa Real Madrid mbetet i pamposhtur në fillimin e këtij sezoni në La Liga.

Zinedine Zidane nuk do të ketë në dispozicion futbollistët Vinicius dhe Lucas Vazquez, por ekipit do t’i mungojë gjithashtu edhe dyshja Marcelo – Courtois, ndërkaq në gjirin e skuadrës janë rikthyer dy të përjashtuarit e sfidës me Brugge në Champions, Gareth Bale dhe James Rodriguez.

Pas 7 javëve të para klubi andaluzian pozicionohet në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se sa rekordmenët e futbollit spanjoll, sidoqoftë në 6 vizitat e fundit në “Bernabeu”, “Los Blancos” i kanë arritur të shënojnë në portën e Granadës me plot 25 gola.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Real Madrid (4-3-3): Areola; Militao, Varane, Ramos, Carvajal; Valverde, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Hazard.