19:13 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Real Madrid huazon portierin e tyre te skuadra e La Ligas

Real Madrid ka huazuar portierin e tyre të ri, Andriy Lunin te skuadra e Leganes.

Lunin, 19 vjeç, u bashkua me kampionët evropianë në verë nga skuadra  ukrainase Zorya Luhansk për një tarifë rreth 8 milionë euro.

Në faqen zyrtare të klubit , Los Blancos zbuloi detaje lidhur me transferimin:

“Real Madrid CF dhe CD Leganes kanë arritur një marrëveshje mbi huazimin e Andriy Lunin për sezonin aktual, në një marrëveshje që vazhdon deri më 30 qershor 2019.”

Rastësisht, ndeshja e ardhshme e Leganes do të jetë në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit. /IndeksOnline/