Real Madrid humb kreun e tabelës, ndalet nga Osasuna

Real Madridi ka barazuar në “Santiago Bernabeu” kundër Osasunës me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së shtatë të La Ligas.
Mbretërit kaluan të parët në epërsi me golin e Vinicius Junior në minutën e 42-të.
Rezultatin e barazoi Garcia në minutën e 50-të të ndeshjes.
Në minutat e fundit, Benzema humbi një penallti dhe një gol iu anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë barazim, Reali është në vendin e dytë me 19 pikë, aq sa ka edhe Barcelona. /IndeksOnline/