Real Madrid-i njofton operimin e Carvajal-it

Sot, Dani Carvajal iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm për një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe paqëndrueshmërisë posteriore-eksterne në gjurin e tij të djathtë, nën mbikëqyrjen e Departamentit mjekësor të Real Madridit.
Ky është lajmi që sapo ka dhënë Real Madridi. Carvajal do të fillojë procesin e rikuperimit në ditët në vijim dhe se nuk është bërë e ditur se sa muaj do të jetë jashtë fushave.
Një gjë është e sigurt, sezoni për Carvajal-in ka mbaruar./Indeksonline/