Real Madridi i vendos ultimatum Alvaro Arbeloas
Alvaro Arbeloa nuk e ka të sigurt të ardhmen te Real Madridi.
Sipas asaj që raporton ”Diario AS”, drejtuesit e klubit madrilen kanë nisur të kenë dyshime për vazhdimësinë e tij në projektin aktual, sidomos pas humbjes së fundit nga Getafe, shkruan IndeksOnline.
Raportohet se mundësia e fundit e Arbeloas varet nga rezultatet në Ligën e Kampionëve.
Presioni ndaj teknikut spanjoll, do të rritet në ndeshjet e ardhshme, ku rezultatet në arenën evropiane do të kenë ndikim të madh në vendimin final.
Real Madridi ka synime të mëdha sezonale si në La Liga e po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/

