22:41 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Real Madrid ia bën “papa” titullit, ndalet nga Celta Vigo (Video)

Real Madrid ka barazuar 2-2 me Celta Vigon në ndeshjen e xhiros së 18-të të La Ligas, shkruan indeksonline.

Daniel Wass kaloi Celtan në epërsi në minutën e 33-të, por Bale me dy gola të shpejtë riktheu epërsinë.

Tetë minuta para fundit Maximiliano Gomes barazoi rezultatin për t’i dhënë një pikë skuadrës së tij.

Me këtë barazim, Reali është në pozitën e katërt me 32 pikë, 16 më pak se Barcelona në vendin e parë. /IndeksOnline/