09:55 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Real Madrid interesohet për Juan Matan

Skuadra e Real Madridit është duke kërkuar shërbimet e lojtarit të Manchester Unitedit, Juan Mata.

Sipas mediave britanike, Madridi do të përpiqet t’i siguroj shërbimet e spanjollit gjatë mini-afatit dimëror, transmeton IndeksOnline.

Mata ka kontratë deri në vitin 2018 me Unitedin, por nuk ka luajtur këtë sezon asnjë ndeshje të plotë.

Spanjolli u transferua nga Valencia në Chelsea në vitin 2011, pastaj në vitin 2014 iu bashkua klubit nga “Old Trafford”./IndeksOnline/