75 Mall Live Search
12:24 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Real Madrid ka plane për Pogban

Gjiganti spanjoll, Real Madrid tash e një kohë kanë qenë të lidhur me një kalim të Pogbas në Santiago Bernabeu, megjithatë asgjë konkrete nuk është ndërmarrë deri më tani, shkruan Indeksonline.

I pyetur për mundësinë e nënshkrimit të Paul Pogba nga Manchester United këtë verë, trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane i tha AS: “Ne kemi një plan me klubin dhe do të shohim se çfarë ndodh.

“Ajo që ndodh më pas do të shihet, ju dini shumë gjëra, por ne do të shohim” – u shpreh francezi.

Real Madrid ka goditur këtë afat kalimtar duke transferuar Eden Hazard nga Chelsea./Indeksonline/