08:51 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / Gj. Sh

Real Madrid ka vënë një klauzolë të çuditshme në kontratat e Asensios dhe Ceballos

Është zbuluar një klauzolë e çuditshme nga Real Madridi në kontratat e Marco Asensios dhe Dani Ceballos.

Të dy futbollistëve u skadon kontrata me 30 qershor, po rata e kanë të ndaluar të transferohen te Barcelona edhe nëse janë të lirë, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo” Asensio dhe Ceballos në kontratat e nënshkruara me urdhër të Florentino Perezit, ata nuk mund të përfundojnë te Barcelona edhe nëse nuk kanë kontratë me Real Madridin.

Asensio javën e kaluar në “Santiago Bernabeu’’ i dha fund një periudhe shtatë vjeçare me Real Madridin.

Ai sezonin e kaluar ishte lidhur me një kalim te Barcelona, port ani është afër transferimit te PSG.

Në anën tjetër, Ceballos asnjëher nuk ka qënë i lidhur me një transferim te skuadra katalanase dhe është afër vazhdimit të kontratës me klubin mbretëror./IndeksOnline/