18:09 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / C E

Real Madrid KAMPION i La Ligës, për herë të 35-të

Real Madridi ka fituar titullin e La Ligës për herë të 35-të në histori të këtij kompeticioni.

Mbretërit e kanë siguruar edhe matematikisht vendin e parë pas fitores 4-0 ndaj Espanyolit në ndeshjen e javës së 34-të.

Rodrygo shënoi dy gola në këtë sfidë në minutën e 33-të dhe 43-të, shkruan Indeksonline.

Golin e tretë e shënoi Asensio në minutën e 55-të të ndeshjes.

Nuk mund të mungonte edhe Karim Benzema i cili shënoi në minutën e 81-të të ndeshjes.

Francezi u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 60-të.

Real Madrid tani siguron vendin e parë me 81 pikë, 17 më shumë se Sevilla që është në vendin e dytë. /IndeksOnline/