75 Mall Live Search
18:20 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / Gj Sh

Real Madrid kërkon dëmshpërblim nga UEFA për çështjen e Superligës

Gjykata Rajonale e Madridit ka rrëzuar ankesat e UEFA-s, Federatës Spanjolle të Futbollit dhe La Ligës, duke konfirmuar se UEFA ka shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së në rastin e Superligës Evropiane. Si pasojë, Real Madrid ka njoftuar se do të kërkojë kompensim financiar për dëmet e pësuara.

Klubi madrilen thotë se ka zhvilluar bisedime të gjata me UEFA-n për reforma në qeverisje, transparencë financiare dhe mbrojtjen e lojtarëve, por pa arritur marrëveshje.

Nga ana tjetër, UEFA deklaroi se vendimi nuk legjitimon Superligën e vitit 2021 dhe se rregullat aktuale të saj mbeten në fuqi, ndërsa paralajmëroi se do të shqyrtojë mundësinë e një ankese në Gjykatën e Lartë të Spanjës.

Kujtojmë se pas tërheqjes së shumicës së klubeve themeluese, vetëm Real Madrid dhe Barcelona mbeten mbështetës të idesë së Superligës, ndërsa projekti i ri i quajtur “Unify League” nuk ka gjetur përkrahje nga ligat kryesore evropiane.