Real Madrid lëshon “Santiago Bernabeun” si hapësirë për të grumbulluar ndihmat

Real Madrid ka njoftuar se k lëshuar hapësirat e stadiumit “Santiago Bernabeu” për grumbullimin e ndihmave që do të nevojiten për t luftuar koronavirusin.
Klubi nga Madridi sapo ka komunikuar se ka arritur një marrëveshje me Këshillin e Lartë të Sportit për grumbullimin dhe shpërndarjen e furnizimeve të kujdesit shëndetësor.
Ky është njoftimi i klubit:
“Real Madrid FC, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Sporteve, po fillon një projekt në Madrid për furnizimin dhe shpërndarjen e furnizimeve shëndetësore strategjike me qëllim luftimin e pandemisë COVID-19. Faleminderit për bashkëpunimin e ngushtë nga këto dy institucione, stadiumi Santiago Bernabéu do të bëhet një hapësirë e adaptuar për të ruajtur dhurime të furnizimeve shëndetësore të destinuara për të luftuar këtë pandemi”, thuhet në njoftimin e klubit.
13 herë kampionët e Evropës kanë dhuruar edhe mjete financiare për sistemin e shëndetësisë në mënyrë që të lutohet koronavirusi. /IndeksOnline/