75 Mall Live Search
21:50 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / AR

Real Madrid-Man City, mbyllet pjesa e parë, Guardiola 45 minuta larg finales së madhe

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes derbit ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt që po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Skuadrat kanë shkuar në pushim me rrjeta të paprekura edhe pse pati disa raste të mira për shënim nga të dy palët në fushë, transmeton KosovaPress.

Rezultati momental i shkon për shtati skuadrës së Pep Guardiolas që nëse do ta mbyllte ndeshjen në këtë mënyrë, atëherë do ta siguronte finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, atje kur do të ballafaqohej me rivalin e Premier Ligës, Liverpoolin më 28 maj.

Gjithsesi, janë edhe 45 minuta që duhen zhvilluar dhe ende asgjë nuk ka përfunduar.