75 Mall Live Search
23:56 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / Gj. Sh

Real Madrid, Manchester City e Bayern Munich mund të përballen mes vete në 1/16 e Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar faza e parë e këtij sezoni në Ligën e Kmapionëve, në formatin e ri.

Tetë skuadra janë kualifikuar në 1/16 e finales, derisa 16 të tjera do të përballen me njëra tjetren në play-off, shkruan IndeksOnline.

Liverpool, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletico Madridi, Bayer Leverkuseni, Lille dhe Aston Villa janë tetë ekipet e para që kualifikohen direkt në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Nga pozita e nëntë deri në të 24-tën do të luajnë në play-off për t’u plasuar në 1/8, teksa aty bëjnë pjesë ekipe mjaft prestigjioze si Real Madridi, Bayern Munich, Dortmund, Milan, PSG, Juventus e Manchester City.

Në shortin në të cilin do të hidhet ditën e premte, Real Madrid, Bayern Muncich e Manchester City mund të përballen me njëra tjetrën.

Interesant do të jenë edhe kundërshtarët e mundshëm të Milanit, ku do të luajë ndaj Juventus ose Feyenoord, ndërsa në 1/16 mund të përballet me Interin ose Arsenalin./IndeksOnline/