75 Mall Live Search
12:37 / E Diele, 29 Shtator 2024 / Gj. Sh

Real Madrid me shumë mungesa në derbin ndaj Atletikos, i mungojnë futollistët kryesor

Atletico Madrid është nikoqire e Real Madrid në kuadër të xhiros së tetë në La Liga.

Kjo ndeshje luhet sot me fillim nga ora 21:00 në “Wanda Metropolitano”.

Shtatë ndeshjet e para Real Madridi ka 17 pikë kurse rivali i tij dy më pak.

Një sfidë shumë e rëndësishme për dy skuadrat pasi përveç epitetit të derbit, me një fitore eventuale do t’i afrohehin kreut të tabelës.

Real Madrid në këtë takim do të hyjë pa katër lojtarë kryesorë, Mbappen, Diaz, Alban dhe Ceballos.

Një fakt është interesant pasi të drejtuarit e Ancelottit humbjen e fundit e kanë në La Liga këtë stadium me datë 24 shtator të vitit të kaluar.

Pas asaj ndeshje, Reali e Aletico u takuan edhe tri herë tjera, me Los Blancos triumfuan në Superkupë të Spanjës

Skuadra e drejtuar nga Simeone fitoi duelin e Copa del Rey, kurse takimi përfundoi 1-1 në La Liga.