75 Mall Live Search
15:54 / E Diele, 25 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Real Madrid mendon për pasardhësin e Ancelotit

Julian Nagelsmann mund të drejtojë skuadrën e Real Madridit.

Sipas ‘El Nacional’, trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann po konsiderohet nga Real Madridi si zëvendësuesi i Carlo Ancelotti në rast se ai largohet nga klubi, përcjell lajmi.net.

Raporti thekson se prioriteti i Real Madridit është ende që të marrë në bord ish-menaxherin e Chelseat, Thomas Tuchel, pasi Ancelotti të largohet, megjithatë, Nagelsmann gjithashtu favorizohet fuqishëm nga administrata.

Kujtojmë që italiani ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në qershor të vitit 2024.