Real Madrid merr fitoren e tretë radhazi, Bellingham hero

Real Madrid ka shënuar fitoren e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara këtë sezon në La Liga.
“Mbretërit” mposhtën në udhëtim skuadrën e Celta Vigos me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Hero i Real Madridit ishte Jude Bellingham i cili shënoi golin e fitores në minutën e 81-të.
Ky është goli i katërt për mesfushorin anglez në tri ndeshje me Real Madridin.
20-vjeçari u shpall edhe lojtari i ndeshje së sotme apo MVP.
Real Madrid mban kryesimin e tabelës me 9 pikë në tre ndeshjem ndërsa Celta renditet në vendin e 16-të me vetëm 1 pikë./IndeksOnline/