75 Mall Live Search
22:11 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / BA

Real Madrid merr vendimin për reagimin e Vinicius pasi Alonso vendosi ta zëvendësoj

Tensionet brenda Real Madrid po rriten pas El Clasico, pas reagimit të fortë të Vinicius Junior ndaj zëvendësimit të tij me Rodrygo.

Sipas raportimeve të AS, klubi ka mbështetur plotësisht trajnerin Xabi Alonso, duke bërë të qartë se autoriteti i tij është mbi çdo lojtar.

Në dhomat e zhveshjes, reagimi i brazilianit u konsiderua si i panevojshëm dhe jashtë vendit. Burime të klubit e kanë përshkruar sjelljen e Vinicius si “ekzagjeruar” dhe “jo ndihmuese për dinamikën e ekipit”. Një burim i brendshëm tha për mediat: “Klubi qëndron plotësisht pas Xabi në çdo vendim që merr. Ai ka të drejtë të bëjë gabime.”

Raportohet se Real Madrid po shqyrton masë disiplinore të brendshme për të vendosur një precedent dhe për të parandaluar përsëritjen e këtij lloji sjelljeje. Megjithatë, klubi ka vendosur të mos e gjobisë Vinicius, pavarësisht reagimit të tij të konsideruar të turpshëm. Gjithashtu, kapitenët dhe lojtarët e rëndësishëm të skuadrës pritet të kenë një bisedë serioze me sulmuesin brazilian.

Edhe pse Vinicius mban rolin e kapitenit të tretë, sjellja e tij ka shkaktuar shqetësim. Ndjenja dominante brenda klubit është se braziliani ndjen se Xabi Alonso nuk i beson plotësisht, gjë që ka tensionuar marrëdhënien e tyre javët e fundit.

Burime pranë bordit konfirmojnë se trajneri planifikon të flasë drejtpërdrejt me lojtarin brazilian, një bisedë që konsiderohet e nevojshme, por e komplikuar. Megjithatë, qëndrimi institucional mbetet i prerë: autoriteti i trajnerit nuk diskutohet.