75 Mall Live Search
12:58 / E Diele, 19 Qershor 2022 / Gj. Sh

Real Madrid në bisedime me Benzema për vazhdimin e kontratës

Kampioni i Evropës, Real Madrid, ka nisur negociatat me sulmuesin Karim Benzema, për vazhdimin e kontratës.

Francez 34-vjeçar ka një kontratë vetëm deri në vitin 2023 dhe synimi i “Los Blancos” është ta rinovojnë kontratën edhe për një sezon, kështu që ai do të qëndrojë në ekip të paktën deri në vitin 2024, shkruajnë mediat spanjolle.

Benzema ndoshta kaloi sezonin më të mirë të karrierës së tij, pasi shënoi 46 gola dhe dha 15 asistime në 44 ndeshje.

Ai ishte golashënuesi më i mirë në ligën spanjolle për herë të parë në karrierën e tij me 27 gola dhe ishte golashënuesi më i mirë në Champions League me 15 të tillë.