Real Madrid në finale të Superkupës së Spanjës

Real Madridi është skuadra e parë finaliste e Superkupës së Spanjës.
Mbretërit mposhtën në gjysëmfinale Valencinë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa fitues nuk kishte as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Karim Benzema shënoi golin e parë në këtë ndeshje duke u trehuar i saktë nga penalltia në minutën e 39-të.
Valencia arriti të barazonte rezultatin me të nisur pjesa e dytë me golin e brazilianit Lina në minutën e 46-të./IndeksOnline/