75 Mall Live Search
11:24 / E Diele, 20 Qershor 2021 / OSH

Real Madrid në panik, Varane afër largimit

Skuadra e Real Madrid është në panik. Pas Sergio Ramos, ata mund të mbesin edhe pa Raphael Varanen.

Sipas “Foot Mercato”, ekipi francez, PSG ka filluar kontaktet me kampin e Varanes, transmeton Indeksonline.

PSG ende nuk ka bërë ndonjë ofertë në drejtim të Real Madridit për mbrojtësin francez.

Skuadra e Manchester United është duke e vëzhguar nga afër situatën.

Real Madridi nuk e largon Varnen nën shumën 60 milionë euro./Indeksonline/