20:54 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / G T

Real Madrid në telashe, Vinicius lëndohet pak para ndeshjes

Skuadra e Real Madridit luan sonte ndaj Atletico Madrid, ndeshjen e vlefshme për La Liga.

Pak minuta para ndeshjes, tifozët e klubit madrilen morën një lajm jo të mirë, shkruan Indeksonline

Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve para ndeshjes.

Në vend të tij, Carlo Ancelotti e ka futur sulmuesin Joselu.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/