Real Madrid nënshkruan edhe me një Vinicius tjetër

Real Madrid ka arritur marrëveshje me Shakhtar Donestk për transferimin e mbrojtësit brazilian, Vinicius Tobias.
Toibas është vetëm 19-vjeçar dhe luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë, shkruan IndeksOnline.
Gazetari Fabrizio Romano, raporton se marrëveshja është arritur për një huazim prej 500 mijë euro, deri në qershor të vitit 2024, me opsion të blerjes për 15 milionë euro JO e detyrueshme.
Braziliani ka dy vite që ishte i huazuar te skuadra e Real Madrid B./IndeksOnline/