23:35 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Real Madrid nuk e bën ‘hesap’ Gironen, kualifikohet në gjysmë-finale të Kupës së Mbretit

Ekipi i Real Madrid e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë ekipin e Gironas me rezultat 1-3. Rezultati i përgjithshëm në dy ndeshjet është 7-3.

Me këtë fitore, Real Madrid siguroi kualifikimin në gjysmë-finale të ‘Kupës së Mbretit’ , transmeton Indeksonline.

Kampionët evropian kaluan në epërsi në minutën 27-të me anë të sulmuesit Karim Benzema, pas një asistimi të Carvajal.

Në minutën e 43-të në skenë u shfaq përsëri Benzema i cili dyfishoi epërsinë për ‘Los Blancos’. Këtë gol e asistoi i riu Vinicius.

Pjesën e dytë Girona shënoi golin e nderit në minutën e 71-të përmes Porros. Nuk shkoi shumë dhe Marcos Llorente dyfishoi përsëri epërsin për Real Madrid në minutën 78-të.  Me rezultat 1-3 u mbyll ndeshja.

Në gjysmë-finale të ‘Kupës së Mbretit’ janë kualifikuar, Real Madrid, Valencia, Barcelona dhe Betis.

Shumë lehtë shorti mund të na sjell një ‘El Classico’./Indeksonline/