75 Mall Live Search
20:41 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Real Madrid nuk ka mëshirë për Celtikun, fiton bindshëm në Bernabeu

Real Madrid ka shënuar fitore bindëse ndaj celtikut në ndeshjen e fundit të Champions League.

Mbretërit fituan me rezultat të thellë 5-1, shkruan IndeksOnline.

Modric, Rodrygo, Asensio, Vinicius dhe Valverde, ishin golashenues për Real Madridin, ndërsa golin e nderit për skuadrën e Celtikut e ka shënuar futbollisti portugez Jota.

Real Madrid kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në Champions League si lidere e Grupit F me 13 pikë, së bashku me Leipzigun me 12 pikë.

Shakhtar Donetsk do të vazhdoj garat në Europa League, ndërsa Celtik përshendetet nga garat evropiane për këtë sezon./IndeksOnline/