Real Madrid pas talentit 16 vjeçar argjentinas

Franco Mastantuono është një nga talentet më premtus në botën e futbollit.
16-vjeçari argjentinas ka rënë në radarin e skuadrës së Real Madridit, shkruan IndeksOnline.
Klubi mbretëror ka dërguar skautët e tyre për të ndjekur nga afër Franco Mastantuonon dhe ka një plan për të bërë të njëjtën gjë përsëri në të ardhmen e afërt.
Pos Realit, interesim për mesfushorin e talentuar ka shfaqur edhe skuadra e PSG-së dhe ajo e Chelseas.
Ndërkohë klubi i River Plates ka vendosur një klauzolë prej 45 milionë euro për lirimin e Franco Mastantuonos./IndeksOnline/