18:17 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Real Madrid përgatitë planin ‘Raul’

Real Madrid ka në dorë një Zidane tjetër. Jo zëvendësues i menjëhershëm i francezit për sezonin e ardhshëm, por një kandidat për të qenë trashëgimtari i tij. Bëhet fjalë për Raul.

7-shi legjendar i Real Madridt ka marrë lincensën e trajnerit UEFA A dhe B dhe qëllimi i tij duket që është që të bëj përvojë në Valdebebas duke pritur për momentin e duhur për të arritur në ekipin e parë.

Shkarkimi i Benitez përshpejtoi planet e Real Madridit me Zidane, duke e bërë trajner shumë shpejt, por rezultati nuk mund të ishte më mirë se kaq: 3 Champions dhe një Ligë, ndërsa në total 9 tituj për 2 vite e gjysmë.

Raul do të maturohet sepse formula Zidane ka provuar të jetë efektive. Raul gjithashtu ka marrëdhënie të mira me lojtarët aktual, me disa prej tyre edhe ka luajtur. Poashtu ka përmirësuar miqësine me Perez pas largimit të tij të ftohtë nga klubi. /IndeksOnline/