75 Mall Live Search
22:46 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / SH F

Real Madrid përmbys gjithçka, Benzema shënon dy herë brenda tre minutash

Real Madridi e ka përmbysur rezultatin ndaj PSG-së dhe tani po avancon 3:1. Ishte sërish Benzema i cili realizoi në minutën e 76-të dhe 78-të.

Real Madridit ka përmbysur gjithçka ndaj PSG-së duke e kthyer rezultatin në 3-1.

Ndeshja e parë ishte fituar nga PSG me rezultat 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve, ku Kylian Mbappe shënoi për 1-0.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për PSG-në që rrezikonte më shumë.

Por Real Madridi arriti të barazojë rezultatin në minutën e 61-të, ku një gabim i Gio Donnarummas bëri që Karim Benzema të përfitojë për të shënuar për 1-1.

Në minutën e 76-të, Karim Benzema arriti të shënojë sërish pas një pasimi të bukur të Luka Modric për 2-1.

Pa kaluar mirë tre minuta, në minutën e 78-të, Benzema përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e parisienëve për të shënuar për 3-1.

Tani mbretërit janë në epërsi prej 3-2 dhe nësë e ruajnë këtë rezultat do të kalojnë tutje.