75 Mall Live Search
16:56 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / Gj Sh

Real Madrid po monitoron situatën e Vitinha

Real Madrid është ndër klubet që e monitorojnë mesfushorin portugez Vitinha, i cili po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij në Francë.

Megjithatë, një transferim i mundshëm i tij në “Santiago Bernabéu” duket aktualisht tepër i komplikuar, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve në media, PSG e konsideron Vitinhan një pjesë thelbësore të projektit afatgjatë.

Mesfushori ka kontratë të gjatë dhe përfiton një pagë të konsiderueshme, çka e bën çdo negociatë shumë të vështirë.

Në këto kushte, çdo ofertë për transferimin e tij do të kërkonte shifra shumë të larta financiare, duke e bërë operacionin jashtëzakonisht të kushtueshëm./IndeksOnline/