Real Madrid publikon formacionin zyrtar kundër Manchester Cityt

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League, mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Ndeshja e parë përundoi me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.
Të dyja skuadrat sot do të kërkojnë fitoren, e cila do ti kualifikonte në finale, ku do të përballen me Interin.
Ndeshja zhvillohet në ”Etihad Stadium” më fillim nga ora 21:00.
Real Madrid tashmë ka publikuar 11-shen startuese për këtë ndeshje.
Formacioni zyrtar i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Camavinga, Modric, Valverde, Vinicius, Rodrygo, Benzema./IndeksOnline/