Real Madrid publikon formacionin zyrtar për ndeshjen e Super Kupës ndaj Valencias

Sonte zhvillohet ndeshja e parë e gjysëmfinales së Super Kupës së Spanjës.
Real Madridi do të jetë nikoqire e Valencias, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në ”King Fahd International Stadium” në Rijad të Arabisë Saudite, më fillim nga ora 20:00.
Real Madrid tashmë ka publikuar edhe formacionin zyrtar kundër Valencias.
Carlo Anceloti ka vendosur të luaj me formacionin më të mirë të mundshëm, ku sulmi do të udhëhiqet nga treshja Rodrygo, Vinicius e Benzema.
Vlen të përmendet se në formacion startuesv nuk është mesfushori kroat, Luka Modric./IndeksOnline/
Real Madrid: Courtois; Lucas Vázquez, Militao, Rüdiger, Nacho; Camavinga, Kroos, Valverde; Rodrygo, Benzema dhe Vinicius.