75 Mall Live Search
16:29 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / C E

Real Madrid publikon listën për ndeshjen kundër Monchengladbach, rikthehen Ramos dhe Carvajal

Zinedine Zidane ka publikuar listën me lojtarët e ftuar që do të luajnë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sergio Ramos dhe Carvajal janë rikthyer në skuadër dhe do të jenë të gatshëm të ndihmojnë skuadrën në një ndeshje vendimtare nesër nga ora 21:00.

Zidane ka thirrur të gjithë lojtarët në dispozicion nga ekipi i parë. Të dëmtuarit Hazard, Mariano, Jovic, Fede Valverde dhe Odegaard janë lënë jashtë .

Kthimi i Sergio Ramos dhe Carvajal do të thotë që për herë të parë këtë sezon, Zidane ka të gjitha mbrojtjet e tij në dispozicion.

21 të thirrurit nga Zidane janë:

Portierë: Courtois, Lunin dhe Altube.

Mbrojtësit: Carvajal, E. Militão, Sergio Ramos, R. Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola dhe F. Mendy.

Mesfushorët: Kroos, Modrić, Casemiro, Isco dhe Arribas.

Sulmuesit : Benzema, Asensio, Lucas Vázquez., Vinicius dhe Rodrygo.