75 Mall Live Search
23:25 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Real Madrid rikthehet te fitorja, mposht Cadizin

Real Madrid është rikthyer te fitorja pas barazimit ndaj Gironas dhe humbjes nga Rayo Vallecano.

Mbretërit mposhtën në Santiago Bernabeu skuadrën e Cadizit me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Eder Militao kaloi Realin në epërsi në minutën e 40-të.

Mbretërit dyfishuan rezultatin në minutën e 70-të me një supergol nga Toni Kroos.

Krejt çfarë arriti të bëjë Cadiz në këtë ndeshje ishte ta ngushtoj rezultatin me Lucas Perezin në minutën e 82-të.

Me këtë fitore Reali mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë, dy më pak se Barcelona, kurse Cadiz mbetet në vendin e parafundit me vetëm 11 pikë./IndeksOnline/