75 Mall Live Search
18:06 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / Blerim

Real Madrid seriozisht në luftë për titull

Skuadra e Real Madridit ka shënuar një tjetër fitore në xhiron e 29’të në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidanes fitoi me rezultat 2 me 0 ndaj Eibarit, shkruan IndeksOnline

Madrilenët shënuan nga një gol në dy pjesë. Të parin në minutën e 41’të e shënoi M. Asensio, kurse të dytin e shënoi, Karim Benzema në minutën e 73’të.

Me këtë fitore, Real Madrid futet seriozisht në garë për titullin e La Ligas. Ata kanë grumbulluar 63 pikë, tre më pak se lideri, Atletico Madrid (66) – që ka një ndeshje më pak./IndeksOnline/