75 Mall Live Search
22:51 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / Gj. Sh

Real Madrid shënon fitore bindëse ndaj Salzburgut

Real Madrid ka shënuar fitore bindëse ndaj Salzburgut në Ligën e Kampionëve.

Rezultati përfundimtar në ”Santiago Bernabeu”, ishte 5-1, shkruan IndeksOnline.

Rodrygo shënoi dy golat e parë të ndeshjes, në minutat 23′ dhe 34′.

Kylian Mbappe shënoi golin e tretë, në minutën e 48-të.

Pastaj ishte radha e Vinicius Jr, i cili shënoi dy golat e tjerë, duke vulosur fitoren e ”mbretërve”, në minutat 55′ dhe 77′.

Golin e nderit për Salzburgun e shënoi Mads Bidstrup, në minutën e 85-të.

Real Madrid renditet në vendin e 16-të në tabelë, me 12 pikë, ndërsa Salzburg me vetëm tre pikë eliminohet nga Liga e Kampionëve./IndeksOnline/