22:38 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Real Madrid shkruan historinë, kampion për të tretin vit me radhë

Real Madrid sërish është ekipi i cili ka triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi arriti ta mposhtë skuadrën e Liverpool me rezultat 3 me 1.

Fillimi i ndeshjes i takoi Liverpoolit, duke pasur një inciativ të lehtë por nuk ka mundur të krijoi ndonjë rastë të mirë shënimi, përpos atij të Firminhos por goditjen e të cilit e priti Keylor Navas.

Ndërkaq vlen të përmendet largimi i Salah nga loja, i cili e la ekipin e tij pas një dëmtimi të cilin e pësoi në një duel me Sergio Ramos në pjesën e parë.Pas daljes së Salah, sulmi i Liverpoolit nuk tregoi më atë që tregoi sa ishte Salah në ndeshje dhe kjo e bëri me të lehtë ndeshjen për madrilenët. Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë pa gola 0 me 0.

Fillimi i pjesës së dytë ishtë më i mirë për Real Madridin të cilët arritën të shënonin golin e parë në minutë e 51 me anë të Karim Benzemas.Ndërkaq përgjigjja e Liverpoolit nuk vonoi dhe 4 minuta më vonë arritën të barazonin rezultatin me anë të Sadio Manes, dhe kjo ishte e gjitha çka arriti të bëjë skuadra e Jurgen Klopp.

Më pas ishte koha për Uellsiani, Gareth Bale i cili me dy gola vulosi edhe fituesin por edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.Bale golin e parë e arriti 2 minuta pas inkuadrimit të lojë . Ai shënoi një gol fantastik me gërshërë thuajse nga pika e penalltisë, ndërsa golin e dytë arriti ta shënoi pas një goditje të fortë nga larg e cila ishte e pamundur të ndalej nga gardiani i Liverpoolit.Ky është titulli i tretë me radhë i Real Madridit ndërsa është finalja e pestë e humbur radhazi nga Liverpooli në të gjitha kompeticionet.