75 Mall Live Search
10:06 / E Diele, 04 Qershor 2023 / Gj. Sh

Real Madrid shpëton miliona euro nga ndërprerja e kontratës me Hazard

Eden Hazard ka ndërprer kontratën me Real Madrinin.

Klubi mbretëror dhe mesfushori belg, të shtunen kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje reciproke për ndërprerjen e kontratës, shkruan IndeksOnline.

Hazard ka hequr dorë nga një pjesë e pagës, duke ia kursyer Real Madridit rreth 7 milionë euro nga largimi i tij.

32-vjeçari do të largohet nga “Los Blancos” pas katër viteve, ku u transferua nga Chelsea për një shumë prej 115 milionë eurove./IndeksOnline/