Real Madrid siguron finalen e parë sivjet

Real Madrid ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Mbretërit në ndeshjen gjysmëfinale mposhtën Valencian me rezultat 1-3.
Toni Kroos shënoi golin e parë për Realin. Gjermani shënoi nga këndi duke e zënë në “gjumë” mbrojtjen e Valencias.
Rezultatin e dyfishoi Isco në minutën e 39-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Për 3-0 shënoi Modric në minutën e 65-të. Kroati realizoi një gol të bukur me të jashtmen.
Golin e vetëm për Valencian e shënoi Pajero në minutën e dytë shtesë nga penalltia.
Në finale, Real Madrid do të pres fituesin e ndeshjes Barcelona – Atletico Madrid. /IndeksOnline/