06:48 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Real Madrid siguron lojtarin e parë për vitin 2018

Skuadra e Real Madridit e ka siguruar përforcimin e parë për vitin 2018

E përditshmja sportive madrilene, AS, shkruan se Real Madrid ka arritur marrëveshje me Palmeirasin për blerjen e talentit të madh, Alan Souza.

17-vjeçari konsiderohet si mesfushor me talent të madh dhe nga viti i ardhshëm do të nënshkruajë me Real Madridin duke iu bashkuar fillimisht ekipit Castilla.

Ai ka kontratë me Palmeirasin deri më 2019 me dëmshpërblim prej 50 milionë euro. /Express