75 Mall Live Search
08:54 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Real Madridi synon sonte kreun e tabelës

Sonte me fillim nga ora 21:00 Real Madridi do ta presë në “Santiago Bernabeu” Osasunën në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.

Los Blancosi u këndell pas humbjes turpëruese ndaj PSG-së, duke fituar ndaj Sevillas dhe tashti të njëjtën gjë do ta synojë edhe ndaj Osasunës, një kundërshtar më të lehtë në letër, shkruan Indeksonline.

Fitorja e mundshme do të thoshte se Reali do ta rrëmbente kreun e tabelës. Aktualisht, Real Madridi gjendet në vendin e tretë me 11 pikë aq sa kanë edhe Granada dhe Athletic Bilbao në dy pozitat e para, por Granada ka një lojë më shumë të zhvilluar.

Nga ana tjetër, Barcelona me fitoren e djeshme ndaj Villarealit 2:1 shkoi në kuotën e 10 pikëve nga 6 ndeshje dhe përkohsisht gjendet në pozitn e katërt në tabelë./Indeksonline/