Real Madrid synon ta transferoj Alaban
Sipas gazetës spanjole Don Balon, Real Madrid janë të interesuar për mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba.
Mbrojtësi austriak momentalisht vlerësohet me vlerën prej 55 milionë euro dhe “Los Blancos” janë duke përgatitur ofertën për t’ia ofruar Bayernit gjatë verës.
26-vjeqari ka 31 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin këtë sezon, ndërsa ai ka kontribuar me dy gola dhe një asistim për bavarezët. /IndeksOnline/