75 Mall Live Search
19:27 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Real Madrid të bindur në transferimin e Paul Pogba

Klubi spanjoll ka besim në grumbullimin e 180 milionë funtave për transferimn e Paul Pogbas.

Real Madridi janë  ‘gjithnjë e më të bindur’ se  do të transferojnë Paul Pogba këtë verë pasi Zinedine Zidane inkurajoi bordin e klubit për të provuar vendosmërinë e Manchester United, transmeton Indeksonline.

Zidane e sheh Pogban si një prioritet dhe kampi i mesfushorit besonte se një transferim ishte i mundshëm.

Klubi ka fituar rreth 100 milionë funte përmes shitjeve të Mateo Kovacic, Marcos Llorente dhe Theo Hernandez në javët e fundit, ndërsa James Rodriguez pritet gjithashtu të largohet për një tarifë të konsiderueshme.

Ndërsa, United dëshiron 180 milionë funte për Pogba pasi që thonë se ai nuk është në shitje, kjo tarifë do të përfaqësonte dyfishin e tarifës që ata paguan për mesfushorin vetëm tre vjet më parë./Indeksonline/.