75 Mall Live Search
12:18 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / Gj Sh

Real Madrid tenton të ”rrëmbejë” Allegrin nga Milani

Real Madrid ka vendosur në shënjestër trajnerin italian Massimiliano Allegri për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të fundit nga Corriere dello Sport, “Los Blancos” thuhet se po kërkojnë një trajner me përvojë dhe mentalitet fitues për të udhëhequr projektin e ri sportiv, dhe presidenti Florentino Perez e konsideron Allegrin si profilin ideal për të drejtuar klubin mbretëror, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, operacioni nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Allegri është aktualisht nën kontratë me AC Milan deri në vitin 2027.

Pas përfundimit të sezonit, Real Madrdid fillimisht do të zgjidh situatën me Alvaro Arbeloan, e pastaj do të ketë negociata të drejtpërdrejta me Allegrin dhe skuadrën e Milanit për një marrëveshje për prishje kontrate./IndeksOnline/